TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 17:24

Ernest Muçi i “lë targën” mbrojtësve të Trabzonsporit, ylli kuqezi sjell magji në Turqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi i “lë targën” mbrojtësve të

Beshiktashi luajti dje derbin përballë Trabzonsporit. Ernest Muçi mund të mos ketë shënuar në takimin ku deciziv ishte Milot Rashica, por sërish qe protagonist. 

Legjionari u aktivizua vetëm në minutën e 77 ndryshe nga dardani që e nisi si titullar dhe ishte vendimtar në autogolin e miqve. Futbollisti i Kombëtares ka lënë gjurmë me driblimet e jashtëzakonshme për aq minuta sa luajti. 

Ashtu si ndaj Bilbaos në Ligën e Europës, ku mrekulloi Europën dhe kësaj radhe ish-i i Superiores nuk u kursye ndaj Trabzonit. Video e tij po bën xhiron e rrjetit në Turqi, duke treguar klasin që Zoti i ka dhuruar. 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje