
Shkodrani Edi Martini do të ulet në pankinën e një skuadre të re, pas largimit si trajner i durrsakëve.
Sikundër mësohet nga mediat në Kosovë, Martini do të drejtojë skuadrën e Trepçës.
Me një postim në rrjetet sociale, gazetari Lorik Gashi njofton se pas humbjes ndaj Istogut, trajneri i Trepçës Emin Baliqi ka dhënë dorëheqje. Në vend të Emin Baliqit, drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri nga Shqipëria, Edi Martini. Palët kanë arritur sonte marrëveshje, derisa zyrtarizimi pritet të ndodh shumë shpejt!
Skuadra e Trepças, militon në Ligë ne Parë të Kosovës, teksa mban vendin e 4 në renditje me 26 pikë në 15 javë, 5 më pak se kryesuesit e Drenicës dhe 1 më pak se Vellaznimi i Mirel Josës që mban vendin e dytë.
Kjo do të jetë aventura e parë e Edi Martinit, në futbollin e Kosovës, teksa më herët ka drejtuar, Vllazninë, Luftëtarin dhe Teutën. Me skuadrën durrsake, tekniku shkodran ndërpreu bashkëpunimin më 21 janar të këtij viti, duke i lënë vendin Bledar Devollit.
Lini një Përgjigje