TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 12:46

Me 10 mungesa, si pritet të luajë Tirana përballë Skënderbeut

Shkruar nga Pamfleti

Me 10 mungesa, si pritet të luajë Tirana përballë

Tirana do të përballet me Skënderbeun pasditen e sotme, ndërsa tekniku i bardhebluve Bledi Shkëmbi duhet të gjejë një zgjidhje për formacionin që do të hedhë në fushë.

Kjo për faktin se janë të paktën 10 titullarë që do t’i mungojnë Tiranës, për shkak të dëmtimeve apo kartonëve.

Pesë lojtarë të Tiranës u ndëshkuan me të kuq në ndeshjen ndaj Partizanit (Gjumsi, Marku, Mici, Kozi dhe Ibraimi). Kësaj liste i shrohen edhe Ndreca dhe Përgjoni, që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, duke e çuar në 7 numrin e lojtarëve të skualifikuar për shkak kartonësh. Ndërkohë sipas raportimeve,  3 lojtarë (Ismajli, Soler dhe Haxhiu) janë të dëmtuar dhe vështirë se do të jenë në gadishmëri.

Formacioni i mundshëm i Tiranës:

4-3-3: Selmani; Vera, Dembele, Kola, Meta; Rafael, Smaçi, Abah; Bajrovic, Ernest, Jarmouni

Lini një Përgjigje