TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 22:51

Milani vuan ndaj Veronës, Gimenez nderon kuqezinjtë dhe tund rrjetën në “San Siro” për herë të parë

Shkruar nga Pamfleti

Milani vuan ndaj Veronës, Gimenez nderon kuqezinjtë dhe tund

Milani ka marrë një fitore me shumë vuajtje në “San Siro” ndaj Veronës, ndeshje e vlefshme për javën e 25 në Serinë A. Një pjesë e parë shumë e dobët për kuqezinjtë, 45 minutat e para u mbyllën 0-0.

Edhe pjesa e dytë nuk është se pati ndonjë ndryshim të madh nga e para. Goli i takimit erdhi në minutën e 75, pas një kombinimi të bukur mes Aleks Himenez, Rafa Leao dhe Santiago Gimenez. Në fund ishte meksikani që dërgoi topin në rrjetë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore, Milani renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 15 me 23 pikë. Tani kuqezinjtë do të fokusohen te ndeshja e mesjavës në Champions, ku do të tentojnë të përmbysin humbjen 1-0 ndaj Fejnordin në Holandë.

 

 

 

milan verona seria a

Lini një Përgjigje