
Skuadra e Bajer Leverkusenit dhe ajo e Bajernit të Mynihut barazuan pa gola në ndeshjen derbi të javës së 22 në Bundesligë.
Granit Xhaka, mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në këtë përballje. Edhe sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Xhaka ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.8. Mesfushori me origjinë shqiptare, fitoi 8 duele me kundërshtarët si dhe dha 8 topa të gjatë të saktë.

Lini një Përgjigje