TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 20:04

Sfidë dramatike në Romë, Lacio i prish festën Napolit dhe i bën nderin e madh Interit

Shkruar nga Pamfleti

Sfidë dramatike në Romë, Lacio i prish festën Napolit dhe i

Napoli i Amir Rrahmanit për pak sa nuk arriti të fitojë me përmbysje ndaj Lacios së Hysajt. Takimi në Romë është mbyllur në shifrat 2-2.

Skuadra e Kontes festoi si e çmendur golin e dytë që erdhi me autogol nga Marusiç. Malazezi që para disa javësh spikati me gol nga asisti i legjionarit të lacialëve, kësaj here ishte protagonist për keq. Në minutën e 64 fatkeqësisht mbrojtësi e dërgoi topin në portën e tij duke nisur festën e stolit napolitan që nuk zgjati shumë.

Isaksen kishte kaluar në avantazh vendasit që në minutën e 6. Po as festa e romanëve nuk zgjati shumë. Super predha e Isaksen u barazua nga Raspadori 7 minuta më vonë.

Pas këtij barazimi Napoli i Kontes bën një hap fals, duke i dhënë mundësinë Interit në rast fitoreje ndaj Juventusit të kalojë në vendin e parë. Napoli momentalisht kryeson me 56 pikë, ndërsa Lacio në vend të katërt me 46 pikë.

lacio napoli seria a

Lini një Përgjigje