
Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron të realizojë bashkë me vëllain e tij, Granitin.
Skuadra zvicerane Bazel humbi një legjendë. Taulant Xhaka “var këpucët në gozhdë” në verë. Arsyet dhe planet e tij për të ardhmen janë me vëllain Granit Xhaka.
Ëndrra e tij e madhe si futbollist nuk u realizua, të luajë sërish për Bazelin me vëllain e tij. Kjo nuk ishte vetëm ëndrra e Taulantit, ishte edhe e Granitit si dhe e shumë tifozëve të Bazelit.
“Sigurisht që jam i trishtuar. Ishte një ëndërr e imja. Por jam i lumtur që tani filloj një kapitull të ri, atë të punës së trajnerit. Ku i dihet, ndoshta një ditë do të punojmë bashkë, Graniti si trajner te Bazeli dhe unë si ndihmës trajner i tij”, ka thënë Xhaka për median zvicerane “90min”.
Nga njëra anë është licenca e trajnerit dhe ëndrra për të qenë të dy me vëllain Granitin. Por edhe Xhaka thotë se mezi pret të kalojë kohë me familjen dhe fëmijët.
“Bazeli më ofroi mundësinë për të qendruar në klub. Por kam nevojë për distancë”, tha Xhaka.
Lini një Përgjigje