TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 19:03

Dortmundi larg pritshmërive dhe jashtë zonës europiane, verdhezinjtë bien ndaj Boçumit në Bundesligë

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi larg pritshmërive dhe jashtë zonës europiane,

Dortmundi pëson disfatë në Bundesligë. Verdhezinjtë u mundën 2-0 nga Boçumi, në ndeshjen e luajtur në transfertë.

Vendimtar në këtë takim ishte Masuras, i cili realizoi dy gola. Masuras shënoi në minutën e 33, ndërsa dyfishoi llogaritë vetëm 2 minuta më pas.

Të besuarit e Niko Kovaç shtuan ritmin në pjesën e dytë dhe u hodhën në sulm për të ngushtuar shifrat. Gjithsesi, Boçumi mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë 3 pikë jetike.

Dortmundi është në vendin e 11, shumë larg pritshmërive.

borusia dortmund boçum bundesliga

Lini një Përgjigje