TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 16:42

“Kam lindur në Gjermani, por jam shqiptar”, rrëfimi ndryshe i Ylber Ramadanit: Doja të bëhesha futbollist, Seria A ëndrra e fëmijërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Kam lindur në Gjermani, por jam shqiptar”, rrëfimi

Mesfushori shqiptar i Leçes, Ylber Ramadani, në një rrëfim ndryshe në podcastin e klubit, ka prekur tema të ndryshme.

Mbi gjuhën – Italishtja ishte disi e vështirë, në fillim nuk e flisja mirë dhe mezi e kuptoja, por tani ka ndryshuar gjithçka pasi e flas shumë më mirë.

Mbi origjinën –Unë jam shqiptar, por kam lindur në Gjermani. Jam i lumtur që kam pasaportë shqiptare.

Ëndrra e fëmijërisë –Kur isha i vogël ëndërroja që një ditë të isha futbollist profesionist dhe të luaja në një kampionat të madh, siç është Seria A. Kam luajtur në gjashtë vende të ndryshme, por në Itali futbolli është pak i vështirë. Mendoj se në aspektin taktik futbolli në Serinë A është i pari në Europë.

 

 

ylber ramadani mesfushori shqiptar i leçes

Lini një Përgjigje