TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shkurt 2025, 17:56

Sherri në derbin e kryeqytetit, “Disiplina” me dorë të hekurt ndaj Partizanit dhe Tiranës: 1.5 mln lekë gjobë dhe 5 lojtarë të pezulluar

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në derbin e kryeqytetit, “Disiplina” me dorë

Komisioni i Displinës ka dënuar Partizanin dhe Tiranën për sherrin dhe dhunën e ushtruar javën e kaluar në derbin mes tyre.

Disiplina ka gjobitur Partizanin me 100 mijë lekë si dhe ka i pezulluar dy lojtarët; Besar Gudjufi dhe Altin Bytyçi, për dy ndeshje.

Tirana nga ana tjetër është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, si dhe i janë pezulluar tre lojtarët; Leon Kozi, Gledi Mici dhe Aldi Gjumsi, për dy ndeshje. Gjithashut Tiranës i është pezulluar me dy ndeshje edhe zyrtari Agim Ibrahimi.

Njoftimi i Disiplinës:

1-FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare si dhe duke lejuar hyrjen e tifozëve në fushën e lojës para fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (Njëqind mijë) lekë.

2-Lojtari i FK Partizani, Besar Gudjufi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke fyer lojtarët e ekipit kundërshtar me shenja fyese, në bazë të nenit 13/2 të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

3-Lojtari i FK Partizani, Altin Bytyçi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4-KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5-Lojtari i KF Tirana, Leon Kozi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6-Lojtari i KF Tirana, Gledi Mici, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7-Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

8-Zyrtari i KF Tirana, Agim Ibrahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lini një Përgjigje