TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2025, 23:01

Liga e Europës/ Roma reziston me 10 lojtarë, Alkmar shkatërron Gallatasarajin; Steaua përmbys PAOK-un në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Roma reziston me 10 lojtarë, Alkmar shkatërron

Përfundojnë ndeshjet e para të “play off-it” në Ligën e Konferencës. Supersfida e mbrëmjes që u luajt në “Dragao”, mes Portos dhe Romësu mbyll në barazim 1-1. Verdhekuqtë kaluan në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë me Celik, ndërsa në minutën e 67, portugezët barazuan shifrat me Moura. Në minutën e 73, italianët mbetën me 10 lojtarë, pasi Brajan Kristante u ndëshkua me karton të kuq.

Tuente ka mposhtur në “frymën e fundit” Bodo Glimt. Holandezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 5 me Ltaief, ndërsa norvegjezët barazuan shifrat në minutën e 85 me Patrik Berg.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, vendasit gjetën golin e suksesit me Volfsvinkel në minutën e 90+5 nga pika e bardhë e penalltisë.

Në sfidën tjetër, AZ Alkmar shkatërroi 4-1 Gallatasarajin. Për vendasit shënuan Mijnans 12, Parrot në minutën e 36 nga pika e bardhë e penalltisë, Xhordi Klas në minutën e 57 dhe David Mëler Ulf në minutën e 66. Për ngushtoi shifrat Sallai në minutën e 20, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Në Selanik, PAOK u mposht 1-2 nga Steaua e Bukureshtit. Samata kaloi grekët në avantazh në minutën e 21, ndërsa rumunët përmbysën shifrat me Georgita në minutën e 50 dhe Daua 10 minuta më vonë.

 

 

roma porto liga e europës

Lini një Përgjigje