TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2025, 20:47

Liga e Europës/ Shkëlqen Fenerbahçe e Murinjos, Ajaksi dhe Sociedadi nuk zhgënjejnë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Shkëlqen Fenerbahçe e Murinjos, Ajaksi dhe

Janë mbyllur 4 ndeshjet e para të vlefshme për “play-off-in” në Ligën e Europës, ku ekipet favorite nuk kanë zhgënjyer dhe kanë siguruar fitore duke hedhur një hap të sigurt për kualifikimin në raundin tjetër.

Në Stamboll, Fenerbahçe fitoi 3-0 ndaj Anderlehtit. Për ekipin e drejtuar nga Murinjo, shënoi Tadiç në minutën e 10 pas një prekje të lehtë me kokë dhe topi përfundoi në rrjetë. Golin e dytë e shënoi Xheko në fund të pjesës së parë. En Nesiri vulosi fitoren me golin e tij në pjesën e dytë. 

Në Budapest, Ferencvarosh fitoi 1-0 ndaj Plzen. Golin për hungarezët e shënoi Abu Fani në minutën e 23, i ndihmuar edhe nga devijimi i lojtarit kundërshtar.

Në “MCH Arena”, Sociedadi fitoi në transfertë 1-2 ndaj Midtjyland. Golin e parë për spanjollët e shënoi Mendez në minutën e 11 nga penalltia. Ylli kryesor i Sociedadit, Kubo, shënoi golin e dytë në minutën e 30, pas një super goditje nga jashtë zone. Për vendasit ngushtoi shifrat Buksa në minutën e 38.

Në Bruksel, Ajaksi fitoi 0-2 ndaj Rojal Union. Golat për holandezët u shënuan në pjesën e dytë nga Rasmusen në minutën e 58 dhe Mokio në minutën e 70.

Janë mbyllur katër takimet e Ligës së Konferencës, që nisën në orën 18:45. 

Vikingur shtangu Panathinaikosin duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Nga minuta e 37- për skuadrën greke luajti Elton Fikaj, lojtar i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë.

Fitore mori dhe Jagiellonia bashkë me Shamrok Rovers. Plot 12 gola u shënuan, ndërsa e vetmja sfidë që u mbyll barazim ishte mes Celjes dhe APOEL-it.

Lini një Përgjigje