
Leverkuseni do të përballet me Bajernin në kuadër të javës së 22 kampionatit gjerman. Në prag të këtij takimi foli Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i “aspirinave”, i cili u shpreh optimist.
“Kundër Bajernit të Mynihut ndeshjet janë gjithmonë speciale. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe janë një klub që e dinë sa çfarë përfaqësojnë, por edhe ne nuk e dimë se jemi të fortë.
Në fushën tonë e kemi treguar se e shesim shtrenjtë lëkurën dhe të shtunën duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Bajernin. Na duhet të jemi në maksimum për të arritur një fitore dhe jam i bindur se do ta mundim Bajernin”, tha Xhaka.
Lini një Përgjigje