TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 15:57

Merino vjen nga stoli dhe i jep fitoren Arsenalit, sulmuesi bën heroin dhe mban “Topçinjtë” në garë për titullin

Shkruar nga Pamfleti

Merino vjen nga stoli dhe i jep fitoren Arsenalit, sulmuesi bën heroin dhe

Arsenali afrohet me 4 pikë distancë nga Liverpuli pas fitores së vështirë në “King Power Stadium”. Zëvendësuesi Mikel Merino, i shtyrë përpara në sulm në një situatë emergjente, shënoi dy gola të shkëlqyer ndaj Leister Sitit, në minutat e fundit, për të vulosur një ndeshje shumë të ngjeshur.

Goli që prishi ekuilibrin e bardhë rezultativ u “gatua” nga 17-vjeçari i jashtëzakonshëm Ehan Nuaneri, i cili luajti me një gjallëri dhe aftësi që askush tjetër nuk mund t’i ngjasonte. Kjo është një fitore e madhe për Arsenalin, që vazhdon të mbetet në garën për titull në Premier Ligë.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshje në kuadrin e javës së 25 të Premier Ligës, ndërkohë që Liverpuli kryeson me 57 pikë, por pa e luajtur ende sfidën. Në vendin e dytë është Arsenali, me 4 pikë më pak se skuadra e Arne Slot.

 

arsenal leister premier liga

Lini një Përgjigje