TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2026, 20:26

Video/ Pamjet me dron "flasin vetë", det protestuesish në bulevard për largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Pamjet me dron "flasin vetë", det protestuesish në
Pamej nga protesta

Dita e 35-të shënon pjesëmarrje masive, ku me mijëra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë

Protesta kombëtare e kësaj të shtune ka shënuar pjesëmarrje masive. 

Pamjet e filmuara me dron tregojnë një bulevard të mbushur plot me protestues, ndërsa turma shtrihet nga godina e Kryeministrisë deri në zonën mbi ish-Hotel Dajtin, duke mbuluar pothuajse të gjithë segmentin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Në protestë janë bashkuar qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora, duke iu përgjigjur thirrjes për protestën kombëtare. Bulevardi dominohet nga flamujt kuqezi, por edhe nga flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ditën kur shënohet 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së.

Ndryshe nga ditët e para, kur protesta nisi si reagim ndaj projektit në Zvërnec, sot ajo është kthyer në një lëvizje të gjerë kundër kastës politike. Nga turma dëgjohen vazhdimisht thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", "Revolucion", "Dorëheqje", "Shqipëri e re" dhe "Lironi çunat", në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë protestës së së enjtes para Kuvendit.


Pamjet ajrore tregojnë qartë përmasat e tubimit, me sheshin para Kryeministrisë dhe gjithë segmentin e bulevardit të mbushur me protestues, në atë që konsiderohet deri më tani protesta më masive e zhvilluar gjatë kësaj vale protestash.

Video/ Pamjet me dron "flasin vetë", det protestuesish në

Video/ Pamjet me dron "flasin vetë", det protestuesish në

Video/ Pamjet me dron "flasin vetë", det protestuesish në

Video/ Pamjet me dron "flasin vetë", det protestuesish në

protesta

1 Komente

  1. s
    shota

    Te qerohet qelbesira me gjithe sektin e tij. Mos rri asnje minute me. Eshte turpi dhe llumi i ketij kombi.

    Lini një Përgjigje