
Egnatia ka mposhtur Partizanin me shifrat e pastra 2-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 25 në Superiore.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 5, ku Domgjoni gaboi me pasimin e tij dhe Lushkja përfitoi duke shënuar një gol të bukur me parabolë. Në pjesën e parë pati një zëvendësim të detyruar ku Malota u largua dhe i la vendin Sotës.
Në pjesën e dytë Uotlai realizoi golin e dytë për rrogozhinasit, por festa iu prish për pozicion jashtë loje. Më pas ishte Eljon Sota i cili shënoi me kokë për Egnatian, por nuk festoi duke qënë një ish-lojtar i Partizanit.
Kjo është fitorja e 6 radhazi për kampionët në fuqi në kampionat, ndërsa numërojnë 9 fitore në të gjitha kompeticionet, dy në Kupë dhe një në Superkupë. Ndërsa për Partizanin është humbja e parë pas ardhjes së Veselinoviç duke qenë që në ndeshjen me Bylisin, trajneri serb ndodhej në tribunë.
Nuk ka fitues në përballjen mes Bylisit dhe Elbasanit që është mbyllur në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të Superiores. Të dyja ekipet kërkuan më shumë se një gol, por në fund u shpërblyen me nga një pikë.
Mallakastriotët renditen tashmë në vendin e shtatë me një pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa Elbasani në vendin e 5 me 30 pikë.
Lini një Përgjigje