TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 16:19

Sulmuesi shqiptar protagonist me gol në Serinë B, Sampdoria bëhet “viktima” e radhës e 27-vjeçarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar protagonist me gol në Serinë B, Sampdoria bëhet

Silvio Merkaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sudtirol po luan në shtëpi përballë Sampdorias. Ndeshja e vlefshme për javën e 26 të Serisë B, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht shqiptari ai që shënoi golin e vetëm deri në këto momente të sfidës. 27-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 6, pas një asisti të marrë nga Molina dhe më pas dërgoi topin në rrjetë.

Kështu, Merkaj shkon në kuotën e 4 golave deri më tani në kampionat. Sulmuesi shqiptar gjithashtu ka asistuar në 3 gola të tjerë.

silvio merkaj sulmuesi shqiptar sudtirol

Lini një Përgjigje