TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 17:35

Belingam ndëshkohet me karton të kuq për arsye të çuditshme, anglezi “lë në baltë” Realin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Belingam ndëshkohet me karton të kuq për arsye të

Reali i Madridit është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Osasunës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga. Për madrilenët shënoi Mbapp pas 15 minutash lojë, me asist të Valverdes.

Ndërkohë një episod i çuditshëm ka ndodhur në minutën e 39, ku Xhud Belingam u ndëshkua me karton të kuq për ankesa ndaj arbitrit kryesor dhe ky i fundit nuk e fali duke e nxjerrë direkt nga fusha. Anglezi kishte bërë më parë një ndërhyrje jo të rregullt dhe i tha diçka arbitrit, dhe mesa duket ky i fundit nuk e fali por i tregoi direkt të kuqin.

Pak minuta më parë, u ndëshkua për protesta edhe Karlo Ançeloti me karton të verdhë. Po ashtu në minutën e tretë të takimit, Reali pretendoi për një penallti për prekje topi me dorë brenda zonës, por arbitri Hoze Munuera Montero mendoi ndryshe.

xhud belingam sulmuesi anglez real madrid

Lini një Përgjigje