
Atalanta ka bërë një hap fals në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 në Serinë A duke barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Kaljarit.
Gasperini e filloi ndeshjen duke ulur në stol emra me peshë si Gjimshiti, Ederson e De Ketelare. Mesa duket bergamaskët e kanë mendjen te ndeshja e kthimit në Champions League, të martën ndaj Klub Bryzh, ndaj dhe “toleruan” në takimin e sotëm.
Në anën tjetër, kjo është një pikë shumë e vlefshme për Kaljarin. Pas këtij barazimi, Atalanta renditet e treta në Serinë A me 51 pikë, ndërsa Kaljari në vendin e 13 me 25 pikë. Tani fokusi i ekipit të Gasperinit do jetë në Champions, ku do presin në shtëpi belgët e Bryzhit me qëllim të përmbysin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë.
Lini një Përgjigje