TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 19:44

“La në baltë” Realin pas ndëshkimit me karton të kuq, zbulohet çfarë i tha Belingam arbitrit

Shkruar nga Pamfleti

“La në baltë” Realin pas ndëshkimit me karton të

Reali i Madridit barazoi 1-1 në transfertë ndaj Osasunës, në një ndeshje me shumë polemika dhe kundërshti të madrilenëve ndaj arbitrit kryesor të takimit, Hoze Munuera Montero.

Episodi më i kontestuar i ndeshjes ishte ndëshkimi direkt me karton të kuq i Xhud Belingam. Anglezi u ndëshkua me karton të kuq për ankesa ndaj arbitrit kryesor dhe ky i fundit nuk e fali duke e nxjerrë direkt nga fusha. Anglezi kishte bërë më parë një ndërhyrje jo të rregullt dhe i tha diçka arbitrit, dhe mesa duket ky i fundit nuk e fali por i tregoi direkt të kuqin.

Ndërkohë pas ndeshjes, mediat spanjolle zbulojnë fjalët e rënda që Belingam i ka thënë arbitrit dhe ky i fundit i tregoi direkt kartonin e kuq.

Sipas Relevos, Belingam i është drejtuar arbitrit me fjalë tejet fyese “Ik pi*dhu, shporru”.  Ndërkohë që lojtarët madrilenë si Modriç dhe Vinicius Zhunior që ishin shumë afër Belingam në ato momente, e kanë mohuar që shoku i tyre të ketë ofenduar arbitrin.

xhud belingam sulmuesi anglez real madrid

Lini një Përgjigje