TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 20:29

Merr “fund” gara për titull, Granit Xhaka nuk merr dot 3 pikët ndaj Bajernit; Leverkuseni dorëzohet që tani

Shkruar nga Pamfleti

Merr “fund” gara për titull, Granit Xhaka nuk merr dot 3

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida mes Bajer Leverkusen dhe Bajernit të Mynihut. Granit Xhaka nuk ia ka dalë të fitojë ndaj bavarezëve.

Paqja mbizotëroi në duelin e titullit në Gjermani. Pavarësisht rasteve nga të dy palët, në fund të dy klubet e Bundesligës ndanë nga 1 pikë në një barazim të ftohtë 0-0.

Shqiptari që kishte theksuar një ditë para në një intervistë të faqes zyrtare të ligës gjermane se është i sigurtë për 3 pikët ndaj klubit nga Mynihu, sot nuk arriti këtë që donte. Xhaka luajti 90 minuta në rolin e tij të parapëlqyer, por duke mos arritur suksesin e dëshiruar.

Një distancë prej 8 pikësh që duket e vështirë të “kapërcehet” nga “Aspirinat”, ekipi i Alonsos duket se është dorëzuar që tani në garën për titull dhe këtë sezon do kënaqet me vendin e dytë.

 

 

bajern mynih bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje