TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 22:30

Selta Vigo “kockë e fortë”, Atletiko e Madridit ndalet në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Selta Vigo “kockë e fortë”, Atletiko e Madridit ndalet

Atletiko e Madridit regjistroi barazimin e dytë radhazi. “Los Kolçoneros” u përballën këtë të shtunë ndaj Selta Vigos, me takimin e kampionatit që përfundoi 1-1.

Gjërat u komplikuan në maksimum për vendasit nga Madridi, teksa në minutën e shtatë Barrios u ndëshkua me karton të kuq.

Aspas ndezi festën mysafire në minutën e 68, atëherë kur ekzekutoi saktë një penallti. Sortloth vendosi ekuilibrat në minutën e 81, duke shmangur disfatën për Atletikon e Madridit.

Kështu skuadra e Simeones nuk arrin të përfitojë nga barazimi i Realit pak orë më parë ndaj Osasunës duke qëndruar në vendin e dytë me një pikë më pak se “Los Blancos”.

 

atletiko e madridit selta vigo la liga

Lini një Përgjigje