TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 08:47

City në ankth për Haaland, sulmuesi dëmton gjurin para sfidës me Realin

Shkruar nga Pamfleti

City në ankth për Haaland, sulmuesi dëmton gjurin para

Manchester City ka parë dje të shkëlqente për herë të parë me fanellën e kësaj skuadra Omar Marmush, i cili shënoi 3 gola ndaj Newcastle në fitoren 4-0.

Por nga ana tjetër, “qytetarët” janë në ankth, pasi ylli i tyre i sulmit, Erling Haaland, ka lënë fushën e lojës me një dëmtim në gju.

Ndeshja ndaj Newcastle ishte drejt mbylljes kur sulmuesi norvegjez u pa në tokë duke shtrënguar gjurin, në atë që dukej se ishte diçka serioze edhe në komunikimin e tij të shqetësuar me mjekët, pasi ndjente dhimbje.

Ai doli vetë nga fusha i zëvendësuar, duke u ulur i dëshpëruar në pankinë, por duke ngritur kësisoj një alarm të mirëfilltë te Manchester City që përballet në ditët e ardhshme me kundërshtarë që do të përcaktojnë fatin e sezonit.

Sfida e parë dhe ndoshta më e rëndësishmja është ajo ndaj Real Madrid të mërkurën në Ligën e Kampioneve, ku i duhet të përmbysë humbjen 3-2.

Lini një Përgjigje