TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 17:02

Liverpuli thyen Ullverhempton, të kuqtë marshojnë të vetëm drejt titullit kampion

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli thyen Ullverhempton, të kuqtë marshojnë të

Liverpuli ka fituar 2-1 ndaj Ullverhempton në “Anfield Road” në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 në Premier Ligë. Goli i parë i takimit u shënua nga Luis Diaz në minutën e 15, kolumbiani përfitoi pas një rrëmuje në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. 

Mohamed Salah dyfishoi shifrat në minutën e 36, egjiptiani dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për të kuqtë. Goli fantastik i brazilianit të Ullverhempton, Kunja, në minutën e 66 rihapi takimin.  

Në minutat e mbetura nuk ndryshoi asgjë, shifrat përfundimtare 2-1 për Liverpuli. Me këtë fitore ekipi id rejtuar nga Arne Slot kryeson renditjen me 60 pikë, 7 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë. 

liverpul ullverhempton premier liga

Lini një Përgjigje