TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 19:36

Totenhemi fundos Mançester Junajtid, londinezët mposhtin “Djajtë e Kuq” dhe i dërgojnë pranë zonës së ftohtë

Shkruar nga Pamfleti

Totenhemi fundos Mançester Junajtid, londinezët mposhtin

Totenhemi ka mposhtur Mançester Junajtid me rezultatin e ngushtë 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 në Premier Ligë. Të dyja ekipet kanë pasur një sezon tejet zhgënjyes, renditja e tyre poshtë mesit të tabelës e tregon më së miri. 

Fatin e takimit të sotëm e vendosi goli i Xhejms Medison në minutën e 13. Të dyja ekipet patën rastet e tyre por pa arritur dot t’i finalizonin në mënyrën e duhur. 

Ajo që iu bëri të gjithëve përshtypje është vendimi i habitshëm i trajnerit Ruben Amorim për të kryer zëvendësimin e parë në minutën e 91, ndërkohë që të gjithë prisnin të ndërhynte më shpejt për të ndyshuar diçka. 

Totenhemi renditet në vendin e 12 me 30 pikë, ndërsa Mançester Junajtid në vendin e 15 me 29 pikë. 
 

totenhem mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje