TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 19:15

Muriqi shënon supergol në La Liga, sulmuesit dardan i mjaftojnë 7 minuta lojë

Shkruar nga Pamfleti

Muriqi shënon supergol në La Liga, sulmuesit dardan i mjaftojnë 7

Vedat Muriqi ka kaluar në avantazh Majorkën ndaj Las Palmas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga. Vendasit gjetën golin pas shtatë minutash lojë, një krosim perfekt i Rodrigez për Muriqin, sulmuesi i Kosovës e dërgoi topin me kokë në rrjetë.  

Festa ishte e gjitha për Muriqin, që festoi në mënyrën e tij të zakonshme. Ky është goli i pestë për sulmuesin dardan me fanelën e Majorkës për këtë sezon. 

Majorka vjen pas tre humbjesh rresht dhe një barazimi dhe sot kërkon me patjetër të rikthehet te fitorja, duke parë që ka një kundërshtar përballë më poshtë vetes në renditje. 
 

vedat muriqi sulmuesi dardan majorka

Lini një Përgjigje