
Atalanta është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltërit e vegjël triumfuan 3-1 ndaj Sasuolos, në ndeshjen e luajtur në “Gewiss Stadium” (Bergamo).
Të besuarit e Gasperinit zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë me De Ketelare, i cili realizoi në minutën e 24. Në minutën e 63, mesfushori belg kompletoi dopietën. Fitorja u vulos nga Mirançuk, 20 minuta para fundit. Në fund goli i Daniel Bolokas, shërbeu vetëm për statistikë.
Në këtë takim titullarë ishin edhe Berat Gjimshiti tek Atalanta dhe Nedim Bajrami te Sasuolo. Në raundin tjetër, Atalanta do ketë një mision mjaft të vështirë, pasi do masë forcat me Milanin.
Lini një Përgjigje