TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2024, 18:05

Myrto Uzuni e nis me këmbën e mbarë 2024, sulmuesi kuqezi i jep avantazhin Granadës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni e nis me këmbën e mbarë 2024, sulmuesi kuqezi i jep

Myrto Uzuni e ka nisur me gol vitin e ri. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj Kadizit, në ndeshjen e Granadës këtë pasdite. Në takimin që luhet në “Estadio Nuevo Los Cármenes”, Uuzni shfrytëzoi në maksimum një asist të Boje, në minutën e 25.

Lojtari kuqezi ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës. Sezoni i kaluar ishte fantastik, 38 ndeshje dhe 23 gola.

Myrto Uzuni ka luajtur më parë në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit, përpara se të transferohej te Ferencvaroshi në Hungari. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e Uzunit në të ardhmen, teksa fokusi është te Kombëtarja, që do luajë në “EURO 2024”.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje