TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2024, 17:43

Mërgim Vojvoda shpërblehet me kontratë të re pas paraqitjeve të mira, rinovon me Torinon edhe për 1 sezon tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Mërgim Vojvoda shpërblehet me kontratë të re pas paraqitjeve

Pas paraqitjeve të mira, Mërgim Vojvoda është shpërblyer me kontratë të re. Torino ka rinovuar me mbrojtësin shqiptar, teksa Vojvoda do të qendrojë te skuadra e Serisë A deri në vitin 2025.

“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mërgim Vojvoda deri më 30 qershor 2025. Këtu që nga gushti 2020, ai ka zhvilluar 103 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola” – Shkruan klubi.

Vojvoda po luan sezonin e katërt në Torino. Në këtë edicion, ai ka luajtur 14 ndeshje. 28-vjeçari ka luajtur më parë te Muskron dhe Standard Liezh.

 

 

mërgim vojvoda mbrojtësi shqiptar torino

Lini një Përgjigje