
Krijuesja e modeles bukuroshe Emili Pelegrini e gjeneruar plotësisht me inteligjencë artificiale ka zbuluar se njerëz shumë të famshëm, si futbollistë miliarderë, luftëtarë të MMA dhe tenistë, kanë kontaktuar privatisht influencuesen e rreme të bindur se ajo është e vërtetë: është publikuar edhe biseda me një futbollist shumë të njohur gjerman.
Diçka që e habiti jo pak krijuesen e saj, pasi ajo nuk priste që kaq shumë njerëz të famshëm të mashtroheshin:
“Ishte një moment kur pyeta veten ‘çfarë dreqin po ndodh?'”, rrëfeu krijuesja e Emili Pelegrini përpara se të zbulonte një bisedë me një futbollist të famshëm gjerman (emrin e të cilit, megjithatë, ajo nuk donte ta zbulonte), i cili këmbënguli disa herë duke kërkuar edhe kontaktin në WhatsApp të modeles së krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Në një intervistë për “Daily Mail”, krijuesit e saj kanë thënë se i kërkuan Chat GPT-së një model të vajzës perfekte dhe se më pas ata e krijuan atë me AI.
Ata i kanë kërkuar asaj që të vijë në Dubai, pa e ditur se ajo nuk është e vërtetë.
Gjithashtu, krijuesit e Emili theksojnë se ajo po fiton shuma të çmendura në “Fanvue”, një portal i njëjtë me “Onlyfans”, ku shet komente të nxehta.
“Si ka mundësi që një femër kaq e bukur të mos ketë të dashur?”, pyeti ai përpara se të kërkonte me ngulm numrin për të vazhduar bisedën në aplikacionin e famshëm të mesazheve.
Dhe as përgjigjja e modeles e krijuar me AI nuk vonoi “Unë përdor vetëm Instagram dhe Fanvue (një platformë e ngjashme me OnlyFans ku publikohen përmbajtje erotike të grave haptazi virtuale në këmbim të parave)” nuk e bëri atë të dyshonte dhe të hiqte dorë:
“Si mund të qendrojmë në kontakt për t’u njohur me njëri-tjetrin?”, komentoi futbollisti gjerman dukshëm i dehur nga dëshira për t’u njohur me Emili Pelegrinin.
Një episod surreal që na bën edhe të reflektojmë dhe nga i cili të gjithë duhet të nxjerrin një mësim. Tani yjet e sportit duhet të jenë më të kujdesshëm kur përpiqen të bëjnë për vete një grua përmes rrjeteve sociale, pasi së pari duhet të sigurohen që ajo është e vërtetë.
Lini një Përgjigje