TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2024, 10:40

Skandali seksual në Kupën e Botës, Hermoso dëshmon kundër Luis Rubiales

Shkruar nga Pamfleti

Skandali seksual në Kupën e Botës, Hermoso dëshmon

Lojtarja spanjolle Jenni Hermoso ka dhënë dëshminë e saj në Madrid për hetimin e skandalit seksual që shkaktoi ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Ky i fundit që përfundimisht dha dorëheqjen për incidentin, pretendon se ishte një moment festimi konsensual pasi Spanja fitoi Kupën e Botës në Sydney në gusht.

Hermoso e mohon këtë dhe thotë se ajo u vu nën presion nga Rubiales dhe disa persona të tjerë nga stafi i tij për të pranuar këtë version.

Dëshmia u dha me dyer të mbyllura. Mediat spanjolle thanë se Hermoso i kërkoi gjyqtarit që ta mbante paraqitjen e saj në gjykatë sa më private.

Ajo mbërriti e veshur me një pallto gri dhe nuk u foli gazetarëve përpara se të hynte në gjykatë nga një nga hyrjet kryesore së bashku me avokatët e saj. Gjykatësi po dëgjon gjithashtu dëshmi nga lojtaret e tjera fitues të Kupës së Botës, trajnerë dhe zyrtarë të federatës, përpara se të vendosë nëse do të nisë një proces gjyqësor.

hermeso kupa e botes skandal seksual rubiales

Lini një Përgjigje