TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Janar 2024, 09:28

“Gabimet janë pjesë e lojës”, Onana i pashqetësuar nga kritikat: Do të lë gjurmë te Manchester United!

Shkruar nga Pamfleti

“Gabimet janë pjesë e lojës”, Onana i

Portieri, Andre Onana u transferua me bujë në verën e kaluar te Manchester United për 55 milionë euro, por bilanci i gjysmës së parë të sezonit është i mbushur me gabime e kritika.

Pavarësisht kësaj, kamerunasi duket se nuk stepet aspak nga kritikat, teksa pas humbjes me Nottingham Forest u shpreh se edhe te Interi pati një nisje të vështirë.

Gabimet janë pjesë e lojës dhe sigurisht që tifozët kanë të drejtë të kritikojnë. Megjithatë unë nuk ndikohem dhe jam gjithmonë i përqendruar për të bërë më të mirën. Edhe te Interi në fillim kishte kritika, por më pas të gjithë e dimë që përfundoi me një dashuri të përjetshme. Jam i bindur që edhe te Manchester United do të arrij të lë gjurmë”, u shpreh Onana.

onana

Lini një Përgjigje