TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2024, 19:13

Sa paguhet Kristiano Ronaldo? Shifrat e frikshme që fiton portugezi tek Al Nasri

Shkruar nga Pamfleti

Sa paguhet Kristiano Ronaldo? Shifrat e frikshme që fiton portugezi tek Al

Ka shumë kohë që në futboll ka shuma të çmendura. Fraza e përmendur shumë herë, si p.sh., një mjek fiton kaq shumë, dhe një futbollist 1.000 herë më shumë, është e vërteta e ashpër dhe e dhimbshme e kësaj bote.

Shpesh mendohet se nuk ka më tej dhe se kufiri i parave në futboll është në maksimum, por.. befas shfaqet një klub me emrin Al Nasri, që bën diçka që fyen inteligjencën.

Në këtë histori, përfshihet Kristiano Ronaldo që i “bie me shuplakë” edhe mendjes së shëndoshë.

Kontrata e nënshkruar nga ky klub i parëndësishëm saudit (për botën serioze të futbollit) dhe asi portugez kap vlerën e 200 milionë eurove në vit!

Siç mund ta shihni në grafikun e “Courier”, Ronaldo fiton 6.3 dollarë çdo sekondë. Pra, në 16 sekonda ai është më i pasur për 100 dollarë (euro).

Po të kemi parasysh se fle tetë orë, në atë periudhë, portugezi fiton 182 mijë euro. Pra i bie të fitojë 548.000 euro në ditë... Shifra të frikshme… Shikoni grafikun…

Sa paguhet Kristiano Ronaldo? Shifrat e frikshme që fiton portugezi tek Al

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje