
Amir Rrahmani duket gjithmonë e më larg Napolit këtë sezon. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës mund të mbyllë aventurën te kampionët e Serisë A, nëse në drejtim të tij do të vinte një ofertë që kënaq kërkesat e drejtuesve.
Për mbrojtësin fillimisht ka treguar interes Atalanta, ndërsa gjithashtu në La Liga është Atletiko e Madridit. Diego Simeone e shikon Rrahmanin si të duhurin për formacionin e tij, madje e ka ndjekur nga afër në duelin mes Realit të Madridit dhe Napolit të luajtur në Champions League.
Drejtuesit e kampionëve italianë për të lënë të lirë lojtarin kërkojnë jo më pak se 20 milionë euro. Madje Napoli mund të heqë dorë që në merkaton e janarit nëse për 29-vjeçarin do të paguanin më shumë se 20 milionë euro.
Lini një Përgjigje