TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2024, 19:36

Myrto Uzuni fatsjellësi i Granadës, sulmuesi shqiptar realizon golin e 6 sezonal në La Liga dhe i jep fitoren spanjollëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni fatsjellësi i Granadës, sulmuesi shqiptar realizon golin e

Granada dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, e kanë nisur me këmbën e mbarë vitin 2024. Ka qenë pikërisht goli i sulmuesit beratas ai që i hapi vendasve rrugën e fitores ndaj Kadizit, takim i cili u mbyll në shifrat 2-0.  Ky është goli i pestë për Uzunin në La Liga, në 18 ndeshje të luajtura deri tani me Granadën.

Uzuni gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22, por u deshën dy minuta kohë që ky gol të verifikohej nga VAR-i për t’u quajtur i rregullt. Në fund të pjesës së parë miqtë fituan një penallti, por VAR-i e anuloi për simulim të sulmuesit të Kadizit.

Situata u përkeqësua më shumë në fillim të pjesës së dytë, pasi mbetën me 10 lojtarë. Në minutën e  Granada shënoi edhe golin e dytë me Zaragozën dhe me rezultatin 2-0 arriti të merrte një fitore shprese për të mbijetuar në La Liga. Me këtë trepikësh, Granda shkon në kuotën e 11 pikëve, por mbetet sërish në vendin e parafundit.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje