TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 17:07

Fitorja e tretë radhazi për Milanin, kuqezinjtë mposhtin Veronën dhe nisin shkëputjen ndaj Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e tretë radhazi për Milanin, kuqezinjtë mposhtin

Milani ka fituar 3-1 në transfertën me Veronën, duel i vlefshëm për javën e 29 në Serinë A. 

Që në pjesën e parë, kuqezinjtë e Stefano Piolit gjetën golin, ku Teo Hernandez kaloi në avantazh të tijtë në minutën e 44. Sërish në minutën e 50, Pulisiç dyfishoi shifrat për Milanin. 

Te Verona nuk u dorëzuan dhe pas 14 minutash ngushtuan shifrat, ku Noslin tundi rrjetën e Menjo. 

Për të ‘vulosur’ këtë sfidë mendoi Çukueze, i cili në minutën e 79 dërgoi shifrat në 3-1, duke i dhënë kështu qetësinë milanistëve. 

Pas kësaj fitoreje, Milani ndodhet në vendin e dytë me 62 pikë, 3 më shumë se Juventusi i vendit të 3 dhe 13 më pak se Interi që kryeson, por me zikaltërtit që kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. 

milan verona seria a

Lini një Përgjigje