TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 16:19

Kukësi ndal marshimin e Vllaznisë dhe u heq shansin shkodranëve për kreun, verilindorët marrin pikën e shpresës për mbijetesë

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi ndal marshimin e Vllaznisë dhe u heq shansin shkodranëve

Kukësi ka mposhtur Vllazninë me shifrat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në Abissnet Superiore duke i ndalur shkodranët pas 5 fitoreve radhazi në kampionat. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pasi asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte si duhet. 

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka për Kukësin. Salami e nisi me gol por iu anulua pas një prekje të topit me dorë. 

Sot ishte dita me fat për sulmuesin moldav, Nikolai Solodovnikov. Ai u zhbllokua duke gjetur golin e parë në minutën e 72 dhe 7 minuta më vonë dyfishoi shifrat duke i hequr shansin e artë Vllaznisë për t’i marrë kreun Egnatias. 

Me këtë fitore, Kukësi mbetet në vendin e fundit por ngushton diferencën me Erzenin e vendit të 9. 

kukësi vllaznia abissnet superiore

Lini një Përgjigje