TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 15:58

Leister i afrohet mrekullisë, Çelsi thyen “dhelprat” në ‘frymën e fundit’ dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup

Shkruar nga Pamfleti
Leister i afrohet mrekullisë, Çelsi thyen “dhelprat”

Çelsi ka triumfuar 4-2 ndaj Leister Sitit duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të FA Cup. 
 
Pjesa e parë e sfidës së luajtur në “Stamford Bridge” u mbyll në avantazh 2-0 në favor të vendasve falë golave të Kukurrelës në minutën e 13 dhe Palmer në minutën e 45+1. 

Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë për Çelsin nëse Stërling nuk do të kishte gabuar penalltinë në minutën e 26 dhe një tjetër rast të pastër pak para golit të Palmer. 

Pjesa e dytë nisi më mirë për Leisterin. Miqtë arritën të ngushtonin diferencat falë një autogoli të pabesueshëm të Disasi në minutën e 51. 

Në minutën e 62 erdhi befasia e radhës për Çelsin. Leister barazoi rezultatin më një gol shumë të bukur të Mavididi. 

Në minutën e 73, “Dhelprat” mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Doyle për një ndërhyrje si lojtari i fundit ndaj Doile. 
 
Lajmi i mirë për Çelsin erdhi në minutën e 92, kur skuadra e Poçetinos gjeti golin e tretë dhe të fitores me Çukuemeka, i cili finalizoi në mënyrën e duhur një kombinim të bukur me Palmer. 

Në minutën e 98 erdhi edhe goli i sigurisë për londinezët. Autori i golit ishte Madueke. 
 

Çelsi leister kupa e anglis

Lini një Përgjigje