
Mançester Siti ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në transfertë 0-2 ndaj Evertonit, ndeshje e vlefshme për javën e 33 në Premier Ligë. Armando Broja e nisi titullar këtë takim dhe luajti për 65 minuta, por pa arritur dot të gjente golin.
Golat e takimit erdhën në minutat e fundit. O’Reili zhbllokoi rezultatin në minutën e 85, djaloshi dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Mateus Nunjes. Ndërsa goli i dytë që vulosi fitoren u shënua nga Mateo Kovaçiç në minutën e 92.
Pas kësaj fitoreje, Siti renditet në vendin e katërt me 58 pikë. Ndërkohë në sfidat e tjera, Brentfordi fitoi 4-2 ndaj Brajtonit, Uest hemi barazoi 1-1 ndaj Sauthemptonit, ndërsa në sfidën tjetër mes Krtistal Palas dhe Bernmuth mungoi goli.
Lini një Përgjigje