
Fulhemi në Premier Ligë është duke menduar të afrojë në ekip Anthoni Cacin, mbrojtësin-mesfushor të Mainc në Bundesligë. I lindur në Francë, 27-vjeçari me origjinë shqiptare prej 2022 është pjesë e elitës së futbollit gjerman dhe ka treguar rritje në lojën e tij, aq sa Silvinjo dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kanë nisur kontaktet për ta veshur kuqezi.
'TEAMTalk' në Angli mëson se Fulhemi dëshiron Cacin si pjesë të ekipit dhe merkaton e verës që vjen do bëjë çmos për të pasur në ekip një lojtar me shumë vlera, që luan në krahun e djathtë dhe të majtë.
Gjithçka vjen pasi Keni Tete nuk do jetë pjesë e Fulhemit për shkak të skadimit të kontratës dhe drejtuesit kanë pikasur Cacin për të forcuar ekipin në të njëjtin pozicion. Caci është objektivi kryesor i verës dhe Fulhemi ka nisur bisedimet me Maincin për të kuptuar kushtet e tyre.
Duke pasur parasysh se kontrata e Cacit skadon në verën e 2026, Mainci nuk zbret poshtë 8 milionë eurove për të lënë të lirë shqiptarin. Vlerësimi konsiderohet i drejtë nga Fulhemi, me këta të fundit që po shqyrtojnë seriozisht një ofertë këtë verë.
Rivaliteti - Për Cacin nuk është vetëm Fulhemi në garë, pasi disa klube të tjera nga pesë ligat më të forta në Evropë, përfshirë ato nga Portugalia kanë shfaqur interes për Cacin.
FSHF hyn në lojë - Muajt e fundit, Caci është kontaktuar nga vetë Silvinjo dhe zyrtarët e Federatës për të qenë pjesë e Kombëtares kuqezi. I lindur në Forbah të Francës, Caci ka dalë nga moshat e Strasburgut dhe këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje me Maincin duke shënuar edhe një gol.
???????? #Fulham are keeping a close eye on #Caci, considered a target for the summer. ????????
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) April 18, 2025
???? Anthony is a strong candidate to replace Kenny Tete, who is expected to leave as a free agent.
???? #Mainz05 already set the price: all the details on @TEAMtalk ????https://t.co/1PNvcNE4bl
Lini një Përgjigje