TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2025, 20:18

Sezon për t’u harruar për Realin, 2 gabimet e mëdha të Ançelotit që sollën dështimin e madrilenëve në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Sezon për t’u harruar për Realin, 2 gabimet e mëdha të

Edhe pse është ende në garë për dy trofe këtë sezon, eliminimi i Realit të Madridit nga Arsenali në çerekfinalet e Champions League ka hapur një plagë të thellë brenda klubit madrilen. Në qendër të stuhisë që ka përfshirë “Los Blancos” është pikërisht Karlo Ançeloti, i cili konsiderohet si përgjegjësi kryesor për dështimin dhe eliminimin nga Champions League.

Dy konsiderohen si gabimet e mëdha që ka bërë tekniku italian këtë sezon. E para mungesa e besimit te lojtarët e rinj dhe aktivizimi i lojtarëve që e kanë mbyllur “ciklin”. Rasti konkreti, Lukas Vazkez vazhdon të marrë ende minuta, edhe pse niveli i tij këtë sezon ka qenë shumë i dobët dhe shpeshherë fajtor në humbjet që ka pësuar Reali. Nga ana tjetër lojtarët premutes si Endrik dhe Arda Guler, nuk iu është dhënë mundësia dhe minutazhi i nevojshëm që ata të shprehin kapacitetin e tyre të plotë.

Pra, mungesa e besimit te lojtarët e rinj e ka penalizuar shumë Ançelotin këtë sezon. Gabimi i dytë lidhet me anën taktike. Me dëmtimin e Dani Sebajos, i cili ishte i vetmi që solli pak qartësi në mesfushë, ky repart lë shumë për të dëshiruar këtë sezon dhe është shumë i parashikueshëm për kundërshtarin. Mungesë vizioni në mesin e fushës, një lojë pa plan dhe mbi të gjitha mungesë furnizimi me topa për sulmin.

 

 

 

 

karlo ançeloti real madrid trajneri italian

Lini një Përgjigje