TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2025, 19:56

Tedi Cara protagonist në Ukrainë me 2 gola, ish-kapiteni i Partizanit e bën ‘sefte’ me dopietë për 10 minuta (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tedi Cara protagonist në Ukrainë me 2 gola, ish-kapiteni i Partizanit

Tedi Cara ka gjetur golin e parë dhe dopietën e parë me skuadrën e tij ukrainase. Ish-i i Partizanit ka shënuar në minutën e 36 të sfidës që Oleksandrija po luan në transfertë ndaj Vorskla Poltava, për të çuar shifrat në 2-0. Asisti perfekt i Kozakut, shfrytëzohet siç duhet nga shqiptari, i cili nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën e kundërshtarëve.


Por Cara nuk ndalet me kaq, pasi në minutat shtesë të pjesës së parë gjen edhe golin e dytë personal.  25-vjeçari shënon një gol spektakolar duke i dhënë ekipit të tij edhe avantazhin e 3-fishtë.


Këto janë golat e parë në kampionat që pas transferimit te ukrainasit. Ndërsa përveç 2 golave, ka mundur të dhurojë edhe 2 asiste në 8 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

tedi cara ish-sulmuesi i partizanit kampionati ukrainas

Lini një Përgjigje