TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2025, 19:32

“Tomas Strakosha nuk e ka justifikuar kurrë pagën tek AEK-u”, mediat greke ‘kryqëzojnë’ gardianin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

“Tomas Strakosha nuk e ka justifikuar kurrë pagën tek

Tomas Strakosha u transferua me bujë të madhe tek AEK-u. Nuk ndodh shpesh që një lojtar nga Premier Liga të shkojë në Greqi, ndërsa e kundërta, është më logjike. Por në pritshmëri të mëdha, edhe presioni rritet.

Disa gabime radhazi kanë bërë që Strakosha të ulet në stol dhe në vendin e tij të jetë Brinjoli. Ndërkohë media në Greqi, “Koubanezos” ka kritikuar jo pak shqiptarin në një shkrim të fundit.

Tomas Strakosha nuk e ka justifikuar asnjëherë pagën. Paraqitjet e tij me AEK-un nuk janë të përafërta me ato të një portieri që fiton 1.5 milionë euro dhe së fundmi portieri shqiptar është në stol.

Edhe pse Matias Almeida e mbështeti më shumë se çdo futbollist tjetër të tij. Pas humbjes nga Olimpiakosi i Pireut në Kupën e Greqisë, Strakosha nuk i veshi sërish dorezat e titullarit, ndonëse në atë ndeshje po luante me një virus që e kishte pllakosur prej disa ditësh, duke humbur shumë seanca stërvitore”, shkruan media greke.

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare aeku i athinës

Lini një Përgjigje