
Reali i Madridit po mendon për pasuesin e Ançelotit, që po kalon sezonin e fundit te “Los Blancos”. Zhgënjimi në Champions League ndaj Arsenalit bën që largimi i tij të jetë i pashmangshëm.
Dy janë përfolur si zëvendësuesit e mundshëm të Ançelotit. Bëhet fjalë për Ksabi Alonson dhe Jyrgen Klop. Për këtë të fundit ka folur agjenti i tij.
Mark Kosicke hedh poshtë zërat për kalimin e gjermanit në krye të skuadrës së Realit. “Jyrgeni është shumë i lumur me rolin e tij te Red Bull. Ai është totalisht i fokusuar dhe i lumtur aty”, u shpreh agjenti.
Në këtë mënyrë i hapet rruga transferimit të bujshëm të Ksabi Alonsos. 43-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leverkusenin deri në vitin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje