TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2025, 17:32

Gjithçka mund të ndodhë në fund të sezonit, Al Hilal “lan me ar” Simone Inzagin; arabët i ofrojnë kontratë sheikësh trajnerit të Interit

Shkruar nga Pamfleti

Gjithçka mund të ndodhë në fund të sezonit, Al Hilal

Simone Inzagi është një nga trajnerët më të spikatur të momentit dhe në verë mund të ketë një “luftë” për ta ulur në stol.

Tek Interi kanë bërë gati rinovimin, por firma mungon ende, ndonëse për momentin nuk ka rrezik.

Al Hilal ëndërron t’i besojë drejtimin e skuadrës teknikut italian. Sauditet e pëlqejnë shumë Inzagin dhe duan t’i japin atij çelësat e së ardhmes.

Arabët e dinë që nuk do të jetë e lehtë për një marrëveshje dhe për këtë arsye po përgatisin një ofertë të madhe. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Al Hilal ka gati një kontratë me 20 milionë euro në sezon, për Inzagin.

Në rast të një akordi, trajneri aktual i Interit do të bëhej një nga më të paguarit në botë. Më herët Inzagi ka qenë dëshira edhe e klubeve të mëdha, kryesisht nga Premier Liga, si Mançester Junajtid apo edhe Liverpuli.

Tek Interi për momentin nuk ka vend për panik, por në fund të sezonit gjithçka mund të ndodhë.

simone inzagi trajneri i interit al hilal skuadra arabe

Lini një Përgjigje