
Mançester Junajtid është në zi. Një ditë pas fitores kundër Olimpikut të Lionit në Ligën e Europës me rezultatin 5-4 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Europës, “Djajtë e Kuq” mësuan me pikëllim vdekjen e Xho Tompson, në moshën 36-vjeçare pas limfomës së fazës së katërt, e cila i ishte përhapur në mushkëri. Roshdale, klubi ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, i bëri atij një nderim të madh.
Ai luftoi një betejë të madhe për të mbijetuar. Megjithatë, ai u mposht nga sëmundja që e kishte “goditur” që në vitin 2013.

Në atë kohë, ai u diagnostikua me limfomën e Hodgkin-it (një lloj kanceri), në moshën vetëm 24 vjeçare. Një vit më vonë u rikthye në fushën e lojës, por në vitin 2017 sëmundja iu rishfaq sërish. Dhe përsëri ai pati sukses dhe madje arriti të luante futboll përsëri në një nivel më të ulët. "Beteja" e tretë për fat të keq ishte ajo fatale.
Përveç Maçester Junajtid, ai luajti edhe për Roshdale, ku sëmundja e rëndë që e mundoi që në moshë kaq të re ishte pengesa kryesore për ëndrrat e tij për një karrierë të suksesshme.
Mançester Junajtid nderoi gjithashtu kujtimin e ish-lojtarit të tyre: "Një njeri që mishëroi vlerat e klubit tonë. Me keqardhje njoftojmë ndarjen nga jeta të Xho Tompson. Një personalitet i ngrohtë që ka pasur një lidhje të thellë me klubin tonë që në moshë të re, mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë",- shkruhet në faqen e klubit të “Djajve të Kuq”./"Newsbomb.gr", përshtati në shqip "Pamfleti"
A man who epitomised our club's values ❤️
— Manchester United (@ManUtd) April 18, 2025
We are saddened to share that Joe Thompson has passed away.
A warm personality who had a deep connection with our club from a young age, our thoughts are with Joe's family and friends at this difficult time. pic.twitter.com/40ddQpyRTi
Lini një Përgjigje