TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 23:06

Liga e Europës/ Totenhemi dhe Bilbao kualifikohen në gjysmëfinale, Lacio e Junajtid diskutojnë biletën mes 4 më të mirave në shtesë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Totenhemi dhe Bilbao kualifikohen në

Përfundojnë ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Europës. Mançester Junajtid nuk ia ka dalë të sigurojë kualifikimin, pasi ashtu si ndeshja e parë edhe sfida e dytë është mbyllur në barazim 2-2. Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim zhbllokoi takimin që në minutën e 10 me Ugarte dhe në fundin e pjesës së parë dyfishoi shifrat me Dalot, që finalizoi bukur brenda zonës.

Ishte një ndeshje emocionuese ku edhe Lioni i Fonsekës i ëshë afruar golit disa herë, por edhe “Djajtë e Kuq”.

Lioni ngushtoi shifrat me Korrentin Toliso në minutën e 71.

Kur mendohej se “Djajtë e Kuq” do të siguronin kualifikimin mes 4 më të mirave, francezët barazuan shifrat me Aleksandër Lakazet në minutën e 78. Në minutën e 89, Toliso u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Lionin me 10 lojtarë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë mes Mançester Junajtid dhe Lionit përfundoi në barazim 2-2.

Ekipi që do të presë biletën në gjysmëfinale do të vendoset në shtesë.

Sakaq, në Gjermani, Totenhemi mposhti minimalisht Ajntrahtin e Frankfurtit dhe i bashkohet Mançester Junajtid në gjysmëfinale. “Spërsat” gjetën golin e vetëm të këtij takimi me Dominic Solanke nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43.

Ndërkohë, Lacio mposhti Bodo Glimt me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë 2-0. Kastejanos, i rikthyer nga dëmtimi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21. Kur mendohej se Lacio do t’i thoshte lamtumirë Ligës së Europës, Tixhani Noslin gjeti golin që çoi ndeshjen në shtesë në minutën e 90+3.

Atletik Bilabo ja ka dalë  të jetë mes 4 më të mirave në Ligën e Europës. Baskët mposhtën pastër 2-0 Renxhërsin e Nedim Bajramit. Ndeshja e parë e luajtur në Skoci përfundoi me rrjeta të paprekura.

Sancet zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Sancet nga pika e bardhë e penalltisë. Kualifikimin e ekipit spanjoll e vulosi Niko Uilliams me golin e realizuar në minutën e 80.

Në ndeshjen e Ligës së Konferencës, Çelsi është kualifikuar në gjysmëfinale edhe pse është mundur në shtëpi nga Legia e Varshavës me rezultatin 1-2.

Polakët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10 me Pekhart nga pika e bardhë e penalltisë. Blutë e Londrës barazuan shifrat në minutën e 33 me Mark Kukureja.

Në minutën e 53, Kapuadi ktheu miqtë sërish në avantazh, por goli i tij nuk vlejti që polakët të bënin mrekullinë.

Në ndeshjen tjetër, Rapidi i Vjenës është mposhtur nga Djurgarden me rezultatin 1-2, duke dërguar ndeshjen në shtesë.

lacio atletik bilbao mançester junajtid totenhem liga e europës

Lini një Përgjigje