TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 22:02

Plasin polemikat në Spanjë pas eliminimit të Realit nga Champions League, kryebashkiaku bën komente raciste në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Plasin polemikat në Spanjë pas eliminimit të Realit nga Champions

Gonzalo Pérez Jácome, kryebashkiaku i Ourense, ka ndezur polemika në mediat sociale, pasi shkroi në X për të kritikuar politikën e transferimeve të Realit të Madridit, pas eliminimit të tyre nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.

Kjo, pasi kryebashkiaku nuk miraton zgjedhjet e lojtarëve për skuadrën Merengues për shkak të ngjyrës së lëkurës të një pjese të mirë të lojtarëve që e përbëjnë atë.

Që Reali i Madridit të ketë menduar se duke nënshkruar me shumë lojtarë me ngjyrë, do të bënte një ndryshim fizik në lojëra, do të thotë të mos kesh asnjë ide për futbollin apo atletikën”, shkroi kreu i partisë “Democracia Ourensana”.

Ky publikim solli një breshëri të vërtetë komentesh, ku shumë përdorues të internetit e kundërshtuan plotësisht këtë deklaratë, megjithatë kishte shumë nga ata që mbështetën edhe kryebashkiakun.

 

 

 

gonzalo pérez jácome kryebashkiaku i ourense

Lini një Përgjigje