TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 20:17

Shqipëria pret Serbinë, trajneri i Evertonit këshillon Silvinjon: Mos e lini Brojën në krahë, por vendoseni qendër sulmues

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria pret Serbinë, trajneri i Evertonit këshillon Silvinjon:

Armando Broja mbetet ende emri më i madh i Kombëtares Shqiptare, qoftë edhe me prezencën e tij. Aktualisht ky sulmues është pjesë e Evertonit në huazim, por kartoni i tij zotërohet ende nga Çelsi. Në mediat britanike është raportuar se për Brojën ka interesime nga shumë klube edhe jashtë Premier Ligës, nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca.

Madje sipas tyre, Çelsi nuk do të ulë asgjë nga çmimi i Brojës edhe pse ai është shumë larg golit dhe nuk e ka shënuar ende një të tillë me Evertonin apo në huazimin e kaluar te Fulham. Kjo pasi sipas mediave britanike, Blutë e Londrës kanë vënë re se pavarësisht formës jo të mirë të Brojës të ardhur nga dëmtimet dhe faktit se e ka nisur gjithmonë nga stoli, Europa po vuan për sulmues dhe duke parë cilësitë e shqiptarit, shumë klube besojnë se ai mund të transformohet, shkruhet "TemA".

Në ndeshjen e fundit në Kombëtare ndaj Andorrës, Broja nxorri dy gola të shpejt që vendosën historinë e ndeshjes. Në rastin e parë duke marrë faullin e golit dhe në të dytin, duke nxjerrë Rei Manajn me portën e boshatisur. Tifozët shqiptarë janë emocionuar shumë nga kjo dyshe dhe besojnë se tani Shqipëria e ka gjetur një armë shtesë, një alternativë ndryshe, bashkëpunimi Broja-Manaj mund ta dërgojë Kombëtaren në një nivel tjetër.

Problemi qendron në faktin se Broja e nisi ndeshjen në vendin e Jasir Asanit, pra ishte në krahë. Por ne ishim duke luajtur vetëm kundër Andorrës, a mund të luajë Broja në krahë edhe në ndeshje të nivelit të lartë?

Sipas trajnerit të Evertonit, Devid Mojes, i cili është pyetur nga gazetarët britanikë për këtë temë nëse Broja mund të luajë në krahë tek Evertoni, kjo nuk mund të ndodh.

Nuk e kam parë ndonjëherë Brojën si sulmues krahu, nuk e kam parë as te Çelsi dhe as te Sauthemptoni. Në mendimin tim dhe si e shoh futbollin, Broja është qendër sulmues dhe kështu unë e shoh atë”.

Në fakt konstatimi i Mojes është i drejtë pasi Broja në krahë, përtej ndeshjeve të fundit me Kombëtaren, qendron më larg portës dhe njëkohësisht do i duhej të bënte më shumë detyra mbrojtëse që nuk e ka në natyrë dhe kjo do ta sfumonte tërësisht sulmuesin.

Për këtë arsye zgjidhja e vetme është aktivizimi i tij si qendër sulmues. Tani mbetet të shihet nëse Silvinjo do të guxojë me skemën 3-5-2 për të mbajtur në majën e sulmit Rei Manajn dhe Armando Brojën ose në të kundërt, do të prishte harmoninë dhe kërcënimin që i bëjnë kundërshtarëve këta dy sulmues. Kjo pasi në dy rastet që Broja ka shënuar më shumë gola, te Sauthemptoni dhe te Vitesshe, këto ekipe kanë qenë në skemën me dy sulmues, ndërsa kur ka luajtur si sulmues i vetëm, Broja nuk ka arritur dot të bëjë diferencën, pasi ka mbulim konstant nga qendërmbrojtësit, ndryshe nga hapësirat që i hapen në skemën me dy sulmues.

trajneri i evertonit armando broja devid mojes

Lini një Përgjigje