TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 18:05

Goli i të fejuarit të saj kualifikoi Interin në gjysmëfinalen e Champions, festë e çmendur e modeles shqiptare në tribunën e “San Siro” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goli i të fejuarit të saj kualifikoi Interin në

Benzhamin Pavar ishte protagonist absolut i fitores së Interit ndaj Bajernit në Ligën e Kampioneve, jo vetëm me lojën në prapavijë, por edhe me golin që shënoi ndaj bavarezëve në barazimin 2-2 që u mjaftoi italianëve për të kaluar turin.

Një gol që solli përmbysjen e përkohshme të rezultatit për zikaltërit bëri të shpërthejë festa në “San Siro”, ku sigurisht, nuk mund të mungonte as e fejuara e tij, modelja shqiptare Kleofina Pnishi. Çifti jeton bashkë prej disa vitesh dhe në verën e kaluar, gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, futbollisti francez i propozoi asaj për martesë.

Kleofina nuk i ndahet asnjëherë në ndeshje Pavar dhe kështu ishte edhe në mbrëmjen e së mërkurës, ku ishte e pranishme në stadium për sfidën ndaj Bajernit.

Vetë modelja shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale momentet emocionuese të festimeve të çmendura në tribunë ku ishte me familjarët e tjerë të futbollistëve të Interit.

benzhamen pavar mbrojtësi i interit kleofina pnishi

Lini një Përgjigje